Insajderi
Lajme

Avokati i Selimit: ZPS-ja nuk ka arritur t’i vërtetojë pretendimet e veta

Insajderi
13 February 2026 - 11:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avokati i Selimit: ZPS-ja nuk ka arritur t’i vërtetojë pretendimet e veta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po jepen deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimit.

Avokati i tij, Eric Tully, deklaroi se Zyra e Prokurorit Special nuk ka paraqitur prova që të vërtetojnë pretendimet kundër klientit të tij.

“ZPS-ja nuk ka dhënë prova për të vërtetuar që veprimet ose mosveprimet e z. Selimi, si ministër i Rendit Publik, kanë luajtur ndonjë rol në kryerjen e krimeve të përshkruara në aktakuzë, apo që ai është përgjegjës për veprimet e personave të tjerë lidhur me këto krime”, tha Tully.

Ai njëherësh deklaroi se nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së ose e Ministrisë së Rendit Publik që të jetë mbikëqyrur nga Selimi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark