Avokati Jashari për aktakuzën ndaj “Infokusit”: E papranueshme që gazetarët të akuzohen për fjalën e lirë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Jashari për aktakuzën ndaj “Infokusit”: E papranueshme që gazetarët të akuzohen për fjalën e lirë

    Insajderi
    05 April 2022 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas aktakuzës kundrejt portalit “Infokus” rreth një publikimi, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Arbër Jashari, mbrojtësi ligjor i drejtuesve të portalit, Shkëlzen e Valdete Dakaj ka bërë një reagim në facebook.

    Jashari e ka quajtur si të pabazë aktakuzën e ngritur, pa sens juridik dhe logjik. Madje sipas tij kjo e kthen Kosovën një hap prapa dhe hap mundësinë që është bërë për motive të ulëta.

    “Aktakuza që e kthen Kosovën një epokë mbrapa dhe lë dyshime se është bërë për motive të ulta”, ka shkruar ai. Si mbrojtës i gazetarit Shkelzen Dakaj, sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u përballem me një aktakuzë absurde dhe pa kurrfar sensi juridik e logjik, që kishte ngritur Prokuroria Themelore në Prishtinë”, ka shkruar Jashari.

    Avokati Jashari ka shkruar se është e papranueshme që gazetarët të akuzohen për fjalën e lirë dhe se i njejti do të përdorë të gjitha mjetet juridike që aktakuza të mos kalojë.

    “Është totalisht e papranueshme që gazetarët të vëhen në banken e të akuzuarve për fjalën e lirë. Zotohem se do t’i perdorë të gjitha mjetet juridike qe kjo aktakuzë të mos kalojë”, ka shkruar Jashari

    Postimi i plotë i avokatit Arbër Jashari:

    Aktakuza që e kthen Kosovën një epokë mbrapa dhe lë dyshime se është bërë për motive të ulta

    Si mbrojtës i gazetarit Shkelzen Dakaj, sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u përballem me një aktakuzë absurde dhe pa kurrfar sensi juridik e logjik, që kishte ngritur Prokuroria Themelore në Prishtinë.
    Aktakuza ka të bëjë me një hulumtim të natyres gazetareske të botuar në portalin Infokus.
    Është totalisht e papranueshme që gazetarët të vëhen në banken e të akuzuarve për fjalën e lirë.
    Në dispozitivin e aktakuzes thuhet se prej datës 23.12.2016 e deri me datë 25.01.2017 tè pandehurit Shkëlzen Dakaj dhe V. D. përmes portalit të tyre informativ Infokusi kanë publikuar informata të pavërteta kinse i dëmtuari Blerim Devolli posedon pasaportë të falsifikuar të Malit të Zi …, me ç ‘rast është atakuar nderi dhe autoriteti i tè dëmtuarit . Më këtë në bashkëkryerje sipas aktit akuzues ata e kanë kryer veprën penale Lajmërimi apo kallëzimi i rremë nga neni 390 par.1 lidhur me nenin 31 te KPRK-sè.

    Dispozita secilës i referohet Prokurori, konkretisht neni 390 i KPRK-së thotë: “Kushdo që bën lajmërim të rremë te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur, se personi i caktuar ka kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, duke e ditur se personi i tillë nuk është kryesi, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.”
    Nga kjo del se për t’u konsumuar kjo vepër penale, në mënyrë komulative duhet të plotësohen këto kushte:
    E para, duhet të ndodhë “lajmërimi i rremë” – Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me “lajmërim të rrem”, e madje as me “lajm të rrem” por me disa artikuj të botuara në media, rreth një hulumtimi gazetaresk.
    Liria e shtypi dhe medias është e garantuar me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës. Burimet e medias janë të mbrojtura me ligj. Shpifja dhe fyerja janë të dekriminalizuara, qysh ne vitin 2013.
    E dyta për tu konsumuar kjo v.p. lajmërimi duhet të bëhet të personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar. Në rastin konkret të pandehurit, nuk kanë shkuar as në prokurori, as në polici e as ndonjë institucion tjetër ligjzbatues, për ta kallzuar prnalisht dikë, por Shkelzen Dakaj në cilësi të gazetarit, ka bërë një hulumtim, të cilin e ka publikuar në portalin informativ “Gazeta Infokus”.
    Pala e dëmtuar i ka pasur në dorë të gjitha mundësitë qe shkrimet t’i atakoj në rrugë ligjore në Këshillin e Pavarur të Mediave, gjë që edhe e ka bërë, por e ka humbur rastin, ose të kërkoj mbrojtje gjyqësore në procedurë civile, kunder shpifjes dhe fyerjes.
    Si ithtar i fjales se lirë dhe mbrojtës i gazetarit Dakaj, shpreh indinjaten time te thellë për një proces të tillë ligjorë absurd, dhe zotohem se do t’i perdorë të gjitha mjetet juridike qe kjo aktakuzë të mos kaloj.
    Gazetarët nuk mund të friksohen me aktakuza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark