×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati kosovar zbulon një rast- Si u vodh mall në vlerë prej pesë mijë euro gjatë kohës sa familja ishte në aheng?

    Insajderi
    08 September 2024 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Ardian Bajraktari ka treguar për një ngjarje se si gjatë kohës sa ishte prezent në një dasmë, hajnat dëmtuan një familje duke vjedhur mall në vlerë prej pesë mijë euro.

    Bajraktari me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se vjedhjet e rënda janë në përmasa shqetësuese kohëve të fundit, shkruan Insajderi.

    “Vjedhja, si vepër penale, në kuadër të veprave penale të pasurisë, e me theks të veçantë vepra penale e vjedhjes së rëndë, kohëve të fundit janë me përmasa shqetësuese. Me theks të veçantë cak i këtyre vjedhjeve po janë familjet ku ka ahengje familjare, dasma”, shkruan avokati.

    “Një ngjarje e tillë na ndodhi mbrëmë, derisa ishim në dasëm, hajnat shkaktuan dëm me vlerë që tejkalon shumën prej 5.000 euro.  Organet po merren me trajtimin e rastit, për çka presim zbardhjen e tij”.

    “Familjet që kanë ahengje duhet të kenë kujdes që dëmi të jetë sa më i vogël dhe të mendojnë që hajnave lokalë t’ua pamundësojnë “punën””, përfundon Bajraktari. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark