Avokati i Millosheviqit thotë se Serbia ka prova të reja kundër Haradinajt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Millosheviqit thotë se Serbia ka prova të reja kundër Haradinajt

    Insajderi
    10 January 2017 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbia sot ka dërguar kërkesën zyrtare për ekstradim të Ramush Haradinajt në Serbi. Avokati Toma Fila ka thënë se bashkë me kërkesën e ekstradimit janë dërguar edhe prova të reja të cilat, sipas tij, nuk ishin në aktakuzën e Tribunalit të Hagës

    “Prokuroria e Hagës ka akuzuar Haradinajn në mënyrë që ai të lirohet”, ka thënë avokati Fila, menjëherë pasi Gjykata në Colmar kishte thënë se çështja e Haradinajt do të gjykohet vetëm nëse Serbia sjell fakte të reja, fakte për të cilat Haradinaj nuk u gjykua në Hagë, njofton Tanjug.

    Ramush Haradinaj ishte gjykuar dy herë në Tribunalin e Hagës nën akuzën për krime të luftës, ku nga të dyja gjykimet, doli të jetë i pafajshëm, shkruan Express.

    Ai u arrestua javë më parë në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse nga autoritetet franceze, nën akuzën se kishte kryer krime të luftës. Flet-arrestimin ndërkombëtar e kishte lëshuar Serbia në vitin 2004. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark