Insajderi
Ballina 5

Avokati Smakiqi: Ligji i pagave nuk ka krijuar as barazi as mirëqenie për sektorin publik

Insajderi
01 February 2023 - 16:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avokati Smakiqi: Ligji i pagave nuk ka krijuar as barazi as mirëqenie për sektorin publik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avokati kosovar, Xhevdet Smakiqi ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë për vlerën e koeficientit të pagave.

Sipas Smakiqit Ligji për Pagat nuk ka krijuar as barazi as mirëqenie per sektorin publik. Ai thotë se kjo ka krijuar pasiguri të madhe juridike e sociale tek zyrtarët publik në Republikën e Kosovës.

“Meqenëse dështuan palët e interesit sindikatat dhe opozita ta heqin nenin 9 kujtoi, ku koeficienti përcaktohet sipas vitit buxhetor nga Qeveria, atëherë kjo ingernecë/ prerogativë e Qeverise ka krijuar pasiguri te madhe edhe juridike edhe sociale për mbi 84,000.00 zyrtaret publik ne Republiken e Kosovës”, ka shkruar Smakiqi në facebook.

Smakiqi thotë se Sindikatat dhe Opozitat duhet të inicojnë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e dispozites.

“Pra Ombudespersoni, Sindikatat Opozita duhet urgjentisht te inicojnë kërkesë ne Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e kësaj dispozite dhe përcaktimin e pragut minimal te koeficientit nga Kuvendi i Kosovës qe nuk duhet te jete nen 130€ per vitin 2023”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Te nderuar miq,

Ligji Per Pagat ne Sektorin Publik, nuk ka krijuar as barazi as mirëqenie per sektorin pubilk.

Meqenëse deshtuan palet e interesit sindikatat dhe opozita ta heqin nenin 9 kujtoi, ku koficenti percakohet sipas vitit buxhetor nga Qeveria, atëherë kjo ingernecë/ prerogativë e Qeverise ka krijuar pasiguri te madhe edhe juridike edhe sociale per mbi 84,000.00 zyrtaret publik ne Republiken e Kosoves.

Pra dispozita 9 e koficentit në Ligjin e Pagave Per Sektorin Publik, perveç qe ka shkaktuar pasiguri sociale e juridike, u keqperdor qysh sot nga kjo Qeveri si pushtet per displinim, kontroll dhe degradim te sektoreve specifik dhe profesionsiteve per ti larguar ata nga sektori publik.

Pra Ombudespersoni, Sindikatat Opozita duhet urgjentishtë te inicojnë kërkesë ne Gjykaten Kushtetuese per shfuqizimin e kesaj dispozite dhe percaktimin e pragut minimal te kofocentit nga Kuvendi i Kosoves qe nuk duhet te jete nen 130€ per vitin 2023.

Me nenin 9 duhet ti hiqet kompentenca Qeverise se Kosoves qe te percaktoi koficentin vjetor ne sektorin publik, sepse çdo Qeveri mund dhe do ta keqperdorë perfitime politike ne dem te drejtësise dhe sigurise juridike.

Kurse kjo dispozite ligjore duhet te percaktoi qe pagat ne sektorin publik duhet te rriten automatikshte me perqindjen e rrijtes ekonomike qe percakton Banka Qendorore, FMN dhe Banka Botrore per Kosoven pa asnjë vendim shtese te Qeverise per vitet ne vijim.

May be an image of 1 person, suit and indoor


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark