×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avokati Smakiqi: Serbët e arrestojnë në Merdare një ish-ushtar të UÇK-së, ishte duke udhëtuar për në Itali

    Insajderi
    05 January 2024 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Xhevdet Smakiqi tha se sot është arrestuar ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj në Merdare nga policia serbe.

    Smakiqi përmes një njoftimi në “Facebook” bëri të ditur se ish-ushtari i UÇK-së u arrestua gjatë kohës sa po kalonte kufirin për të shkuar në Itali së bashku me vëllanë e tij.

    “Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjesëtar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mëngjesit derisa po udhëtonte me vëllaun e tij drejt Italise. Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madhe pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjesëtarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nënshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq”, tha ai.

    Postimi i plotë:

    S’ka liberalizim per pjestaret e UÇK-së!

    Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise.

    Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madhë pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq.

    Unë menjëherë do te ndërrmarrë veprime duke ushtruar kerkese pranë MPJD-se qe te intersohet per fatin e shtetasit te Kosoves Hasan Dakaj i arrestuar sot ne mengjes ne Merdare nga policia serbe vetem pse ka qene ish pjestarë i UÇK-se.

    Si Avokat i Familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-se qe permes kanaleve diplomatike te kërkoi lirimin e Hasan Dakaj dhe ti lejohet levizja e lirë sikurse çdo shtetasi te Kosoves pa diskriminim.

    Stop persekutimit te shtetasve te Kosoves nga shteti i Serbise e cila po shkel lirine fundametale te levizjes se lirë me fokus ish pjestarëve te UÇK-se.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark