
Ne lidhje me dyshimin për përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, Prokuroria ka arrestuar 5 persona.
Insajderi sjell të plotë dosjen e deri tanishme te Prokurorisë.
Insajderi ka folur edhe me avokatin e të arrestuarit Nehrudin Skenderi, Tome Gashi.
Gashi ka treguar për insajderin se klienti i tij është futur krejt para pak kohesh nën hetim me një vendim për zgjerimin e hetimeve. “Ai është i pafajshëm”, ka thënë Gashi, pasi qe sipas tij për të prokuroria ka vetëm “dyshime se mund te jete i përfshirë”, por jo edhe prova konkrete.
Sipas Gashit, ai ka qenë i arrestuar edhe para 4 vitesh për dyshime për vepra që lidhen me terrorizmin, por atëherë prokuroria ka hequr dorë nga hetimi.
“Klienti im ka besuar shtetit një herë, por tash është ky arrestim, kur një herë kanë hequr dorë nga hetimet, si mund t’i besoi ai? Ai pas lirimit as nuk ka ikur dhe ka jetuar në Kosovë”, ka thënë Gashi për Insajderin.