×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Avokatja e Jakup Krasniqit – dëshmitarit 5: Dëshmitë në të kaluarën nuk përshtaten me ato të sotme

    Insajderi
    22 May 2023 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokatja e Jakup Krasniqit po e vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit numër pesë në Gjykatën Speciale.

    Avokatja e Krasniqit e ka pyetur dëshmitarin lidhur me disa dëshmi që ai i kishte dhënë në të kaluarën, e të cilat në disa pika nuk përshtaten me dëshminë e sotme.

    Dëshmitari për këtë ia ka lënë fajin përkthimit, raporton Insajderi.

    Biseda e avokatës së Krasniqit me dëshmitarin:

    Avokatja: Kur iu tregua ky dokument ju thatë që nuk iu kujtohej sa ka qenë data kur e keni bërë këtë ankesë?

    Dëshmitari: Po, nuk më kujtohet data e saktë.

    Avokatja: kjo është ankesë që e keni bërë ti personalisht?

    Dëshmitari: Nuk dëgjohet.

    Avokatja: Ju thoni që numri 1 është marrë nga UÇK-ja nga shtëpia e tij?

    Dëshmitari: Nuk është e vërtetë që është marrë në shtëpi, por ka mujt me ndodhë ndonjë gabim te përkthimi.

    Avokatja: E konfirmoni që ai nuk është marrë nga shtëpia?

    Dëshmitari: Po

    Avokatja: Keni dhënë shumë dëshmi ku keni thënë se keni parë katër veta me maska. A ju kujtohet kjo?

    Dëshmitari: Me dy jam ballafaquar më shumë. Por nuk jam i sigurt me i cek me numra saktë.

    Avokatja: Bazuar në ankesë, ke thënë që ke parë dy të dyshuar që nuk kishin maska?

    Dëshmitari: Nuk janë të dyshuar këta. I njoh të dytë.

    Avokatja: Këtu thuhet që pas incidentit kam parë dy të dyshuar pa maska. Dua të konfirmoj që nuk keni parë të dyshuarit pa maska?

    Dëshmitari: Po.

    Avokatja: Ajo që ke thënë në këtë dokument nuk është e saktë?

    Dëshmitari: Nuk është i saktë edhe përkthimi.

    Avokatja: Më 22 janar 2003 ke dhënë një dëshmi Në këtë intervistë keni përmendur emrat e personave që dyshoni se kanë qenë ekzekutuesit?

    Dëshmitari: Po, kam përmendur dy personat që i kam parë. Kurse të tjerët janë që më kanë thënë pastaj. Dy i kam parë personalisht vetë. 12 dhe 13.

    Avokatja: A mund të jetë e saktë që ju nuk i keni parë personat me maska që e kanë marrë numrin 1 , por ju kanë thënë fshatarët?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark