×
  • Lajme
  • Insajderi

    AVONET i drejtohet me pyetje publike ish-kryetarit të Supremes, pas deklarimit të tij për vrasjen e Agonis Tetajt

    Insajderi
    14 April 2021 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin rreth një deklarate të ish kryetarit të Gjykatës së Supremes, në këtë rast Fejzullah Hasani, lidhur me rastin e vrasjes së Agonis Tetajt në Deçan.

    Krejt kjo vjen pas një deklarate të tij, ku thuhet se Shaban Gogaj nuk ka pasur target të shti mbi Agonis Tetaj.

    “Nëse e shikoni me vëmendje, ju e shikoni se ai (Shaban Gogaj) nuk ka pas target fare, domethënë shtënia e tij nuk ka qenë target, target dukeshin se ishin të tre, që ka mund secilin nga këta tre të goditet, se ky ka gjuajtë në drejtimin e tyre, ngase këto armë me gas nuk prodhojnë pasoja”, ka thënë Hasani në një intervistë.

    Andaj AVONET kërkon përgjigje publike nga Hasani se ku është bazuar kur e ka bërë këtë konstatim apo deklarimi publik.

    “A konsiderohet që Ju z. Hasani keni ndërhyrë në procësin gjyqësore në rastin e Agonis Tetajt, pasi që procesi gjyqësore nuk ka përfunduar ende. AVONET kërkon që sa më parë, ju z.Hasani të sqaroheni me publikun lidhur me deklaratat dhe konstatimet tuaj për rastin e Agonis Tetajt!”, thuhet ndër të tjera në reagim.

    Lexo edhe:

    Pyetjet publike për Fejzullah Hasani janë këto:

    1. A keni parë dhe a i keni shqyrtuar shkresat e lëndës, për të cilën ju jeni deklaruar?

    2. Kur keni deklaruar kështu, a jeni bazuar vetëm në raportimet mediale dhe videot e publikuara të vrasjes apo dini më shumë se kaq?

    3. Këtë deklaratë që keni dhënë, cila është arsyja Juaj?

    4. A jeni në njohuri se me Ligjin e Prokurorisë së Shtetit, Kryetprokurori i Shtetit ka të drejt t’ia heqë/merr lëndën e cilitdo prokuror që ka dyshime – mos profesionalizëm apo presion publik?

    5. A konsiderohet që Ju z. Hasani keni ndërhyrë në procësin gjyqësore në rastin e Agonis Tetajt, pasi që procesi gjyqësore nuk ka përfunduar ende.

    AVONET kërkon që sa më parë, ju z.Hasani të sqaroheni me publikun lidhur me deklaratat dhe konstatimet tuaj për rastin e Agonis Tetajt!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark