Insajderi
Lajme

AVONET vlerëson lart procesin e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Insajderi
01 July 2026 - 19:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AVONET vlerëson lart procesin e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot është mbajtur procesi i intervistimit për kandidatët për kryeprokuror të shtetit.

Lidhur me këtë ka reaguar AVONET, anëtarë të së cilës ishin edhe monitorues të procesit.

Sipas kësaj organizate, procesi u vlerësua lart, veçanërisht për transparencën gjatë zhvillimit të tij dhe zbatimin e standardeve të barabarta për të gjithë kandidatët.

Reagimi i plotë:

Sot u mbajt procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

AVONET vlerëson lart transparencën e këtij procesi dhe konsideron se Këshilli Prokurorial i Kosovës ka krijuar praktika të mira në organizimin dhe zhvillimin e procedurave të përzgjedhjes për pozitat më të larta në sistemin prokurorial.

Po ashtu, vlerësojmë faktin se Këshilli Prokurorial i Kosovës u ka mundësuar organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë të jenë të pranishëm dhe të monitorojnë nga afër këtë proces me rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë.

Gjatë intervistimit u aplikuan standarde të barabarta për të gjithë kandidatët, si në formulimin e pyetjeve ashtu edhe në kohën e ndarë për përgjigje. Kjo dëshmon për përkushtimin e Panelit Vlerësues për të garantuar paanshmëri, trajtim të barabartë dhe integritet gjatë gjithë procesit të vlerësimit.

AVONET konsideron se praktika të tilla rrisin besimin e publikut në institucionet e drejtësisë, forcojnë llogaridhënien institucionale dhe kontribuojnë në ndërtimin e një procesi transparent, të besueshëm dhe të bazuar në meritë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark