×
  • Lajme
  • Lajme

    Azemi komenton ikjen e punëtorëve: Nëse vazhdojmë kështu Kurtin s’ka kush ta bartë me xhipat e zi

    Insajderi
    01 May 2024 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nëse vazhdojmë kështu Kurtin s’ka kush ta bartë me xhipat e zi”, kështu ka thënë Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, me rastin e 1 Majit.

    Gjatë një protestë të organizuar për këtë ditë, Azemi ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e tij duke thënë se janë në fazat e fundit.

    Në fjalimin e tij, Azemi ka thënë se punëtorët e sektorit privat janë “shtypur nga politikat e kësaj qeverie”.

    “Për të tjerët ndërtoi solitera, ne nuk kemi një racion ditor. Kryeministri paguan rrymën në pjesën veriore të Mitrovicës, nuk është bashë e lehtë, i shfrytëzon rezervat shtetërore, paguan deputetë që jetojnë në Prishtinë e paguan derivate, Kurti paguan njerëz nga 7000 euro nëpër ambasada tjera neve nuk na jep as 7 cent”, ka deklaruar Azemi.

    Azemi ka thënë se nëse vazhdon ky trend i ikjes së punëtorëve, atëherë kryeministri Kurti nuk do të ketë ndokë që ta vozisë.

    “Zgjidhjen po e kërkojmë te liberalizimi i vizave, nëse vazhdojmë kështu Kurtin ska kush ta bartë me xhipat e zi, e për këtë ikje nuk po mban përgjegjësi askush”, ka vijuar Azemi.

    Ai ka thënë se për tri vjet qeverisje ka kërkuar nga Kurti takim që të diskutojnë për kërkesat e tyre, por siç thotë ai, 27 kërkesa zyrtare të tij janë refuzuar.

    “Për tri vjet e gjysmë kemi 27 kërkesa zyrtare për takime, ai nuk vjen të bisedojë me ne”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark