Insajderi
Lajme

Azemi: Prokuroria të mos lejojë ndërrimin e njehsorëve pa u mbledhur provat

Insajderi
04 April 2026 - 15:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Azemi: Prokuroria të mos lejojë ndërrimin e njehsorëve pa u mbledhur provat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me ndërrimin e njehsorëve elektrike.

Ai tha se prokuroria duhet të ndalojë një gjë të tillë, derisa të përfundojë hetimi dhe të mblidhen provat.

“Prokuroria duhet të ndalojë menjëherë çdo intervenim të KEDS-it dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në njehsorët elektrikë derisa të përfundojë hetimi dhe të mblidhen të gjitha provat”.

Azemi ka vlerësuar se ndërrimi njehsorëve në këto momente, ‘’ngre dyshime të mëdha për fshehje të provave’’.

“Ndrrimi i njehsorëve nga shtëpitë dhe banesat, pikërisht në rastet kur ekzistojnë dyshime serioze se kanë matur kohën gabimisht, ngre dyshime të mëdha për fshehje të provave. Fshehja, largimi apo manipulimi i provave përbën vepër penale. I bëj thirrje edhe një herë Prokurorisë dhe organeve të drejtësisë që të ndalin menjëherë KEDS-in dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nga çdo veprim që mund të dëmtojë hetimin dhe të pamundësojë zbardhjen e plotë të këtij skandali”, ka shkruar Azemi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark