Azemine Shaqiri-shqiptarja që vozitë mbi 8 vjet autobusin në Cyrih - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Azemine Shaqiri-shqiptarja që vozitë mbi 8 vjet autobusin në Cyrih

    Insajderi
    11 December 2016 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Azemine Shaqiri është njëra nga shqiptarët e pakta që kanë zgjedhur udhëtimin e përditshëm me autobusin e saj në të njëjtin itinerar, përreth qendrës së Cyrihut. Azeminja tashmë në këtë rutinë ia ka dalë të mësojë çdo metër të rrugës. Por drejtimi i autobusit fizarmonikë 25 metra i gjatë nëpër rrugët e mëngjesit, kur të gjithë shkojnë në punë kërkon sigurisht përqendrimin më të lartë.

    a1

    30-vjeçarja nuk e përfytyron sot që të bëjë ndonjë punë tjetër. Kjo në një kohë kur këtë punë e bëjnë më shumë burrat. “E bëj me shumë dëshirë punën e shoferes tashmë 8 vjet”.

    Por si është ndjerë ajo si femër dhe si shqiptare në një vend të huaj, duke guxuar të provojë veten në një arenë të rezervuar për burra? “Do të kisha shumë dëshirë të ketë më shumë shofere femra shqiptare për të treguar se edhe ne kemi aftësitë dhe guximin që të drejtojmë autobusët apo tramvajet e qytetit. Në fillim kisha frikë se po bëj aksidente pasi që ngasja me autobus kërkon përqendrim të madh në krahasim me tramvajet që lëvizin në binarët e tyre, e nuk iu duhet përparësi nga veturat.”, thotë shoferja 30 vjeçare. Shqiptarja me origjinë nga Presheva ka dëshirë që në të ardhmen të drejtojë edhe tramvajet e qytetit

    Më parë, ajo ka punuar si shitëse deri në moshën 22-vjecare. Tani punon në Cyrih – që është një qytet metropol por i lehtë për t’u orientuar.

    a4

    Në profesion asaj i pëlqen kontakti me njerëzit. Përditë Azeminja gëzohet për pasagjerë të këndshëm, që në të shumtën e rasteve janë të moshuar. Edhe më mirë ndjehet me pasagjerët shqiptar, e që pa hezitim i përshëndet në gjuhën shqipe. “Befasohen kur më shohin se jam shofere shqiptare ”, tregon Azeminja. Edhe në jetën private shoferen e autobusit e sheh nganjëherë në timon. Megjithatë ajo udhëton me veturë sa më pak që të mundet – në fakt vetëm për rrugën për në punë dhe për në shtëpi.

    “Lexova se po kërkonin shoferë dhe aplikova. Pastaj kalova me sukses të gjitha provimet dhe mora patentën për shofer autobusi në VBZ dhe tani unë mund t’i drejtoj autobusët”, thotë Azemine Shaqiri.

    30-vjeçarja nuk e përfytyron sot që të bëjë ndonjë punë tjetër. Kjo në një kohë kur këtë punë e bëjnë më shumë burrat, shkruan albinfo.ch.

    “E bëj me shumë dëshirë punën e shoferes tashmë 8 vjet”, ka shtuar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark