Azilkërkuesi kosovar bëhet hero pas përballjes me hajnin në një qendër tregtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Azilkërkuesi kosovar bëhet hero pas përballjes me hajnin në një qendër tregtare

    Insajderi
    21 December 2016 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur Driton Berisha 37 vjeç, azilkërkues nga Kosova ishte duke u kthyer në shtëpi me autobus, në pasditen e 7 dhjetori, ai vuri re një djegie në kofshën e tij. Gjithashtu një birë të vogël.

    Berisha sapo kishte kishte dalë nga një dyqan në qendër të qytetit gjerman Villingen, ku sapo kishte përjetuar një përballje fizike me një hajn në një qendër tregtare, në të cilën po ndodhte një vjedhje.

    “Rrobat e tij ishin plot gjak”, rrëfen e dashura e tij Stefanie Tas.

    Nuk kishte vonuar shumë se kishte ardhur një telefonatë nga një anëtarë i dyqanit ku kishte ndodhur vjedhja. Ata dëshironin ti shprehin mirënjohje. Si dëmshpërblim Berisha merr një kupon për lirim të produkteve që shiten aty.

    Berisha ishte përballur fizikisht me hajnin i cili kishte tentuar të vjedh një palë doreza duke ikur nga dyqani.

    Pasi kishte parë teksa shitësit e ndiqnin, Berisha kishte shkuar në ndihmë. Siç raporton suedkurier.de, Berisha kishte tentuar fillimisht të bisedonte me hajnin duke i kërkuar kthimin e dorezave, por ai kishte vazhduar të ecte drejt daljes.

    Kur Berisha kishte tentuar ta ndalte me forcë, hajni kishte nxjerrë një thikë nga xhepi dhe kishte filluar ta sulmoj me thikë. Kishte arritur ta therte njëherë, por Berisha nuk ishte dorëzuar dhe kishte goditur në fytyrë dhe kishte rrëzuar për toke hajnin.

    Policia nuk kishte vonuar dhe kishte ardhur në ndihmë.

    E krejt ky gjest i Berishës duket se do t’i dëmshpërblehet edhe me diçka tjetër.

    Komuniteti i këtij qyteti ka nisur një peticion nëpërmjet të cilit i kërkon autoriteteve gjermane që t’ia jap lejen e qëndrimit të përhershëm Berishës për shkak të gjestit të tij.

    “Kjo do të ishte një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Berisha për gazetën gjermane.

    Dhe ky vendim nuk duket i parealizueshëm. Peticionin e kanë nënshkruar edhe të gjithë punonjësit e Qendrës tregtare por edhe zyrtarët e Policisë së qytetit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark