Pas vrasjes së katërvjeçarit Almir Aliu, nga një maqedonas me ermin Boban Iliq, shumë kush e ka interpretuar rastin tragjik si i shtyrë nga urrejtja etnike kundrejt shqiptarëve, por babai i Almirit, Sedati, ka thënë se jo të gjithë maqedonasit janë të njëjtë, si vrasësi që ia morri djalin.
“Bojan Iliq është një akt që e bën një njeri pa ndjenja, nuk janë të gjithë maqedonasit të njëjtë”, ka thënë Sedat Aliu për Klan Kosovën, transmeton Insajderi.
Sedat Aliu ka thënë se rastin do të ia lë në dorë drejtësisë dhe shpreson se vrasësi do ta marrë dënimin e merituar.
Ndërsa publicisti Qani Mehmedi ka thënë në studio të Info Magazinës në Klan Kosova se maqedonasit dhe shqiptarët nuk nxisin urrejtje të ndërsjellë, porse atë e bënë elementi serb në Maqedoni.
“Shqiptarët prej rënies së komunizmit asnjëherë nuk kanë nxitur urrejtje me maqedonasit, urrejtjen aty e nxisin kolonët serbë të vendosur kohë më parë aty e jo maqedonasit. Unë kam vizituar çdo cep të Maqedonisë dhe e di si funksionon”, ka thënë Mehmedi. /Insajderi.com