×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Babai heroik, Ragip Xhaka mes lotësh e shijon suksesin e Granitit

    Insajderi
    27 May 2024 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ragip Xhaka ka bërë sakrifica të mëdha në jetë, nga një i burgosur politik e deri tek migrimi jashtë vendit.

    Por, babait të dy vëllezërve, Taulant e Granit Xhaka po i shpërblehen vuajtjet dhe mundi që i kishte bërë gjatë jetës.

    Taulanti e kishte bërë krenar me paraqitjet heroike me Kombëtaren shqiptare, por edhe me karrierën e tij me Baselin, shkruan Express.

    Kurse, Graniti, pasi shkëlqyer edhe në të kaluarën me Baselin, Borussia Monchengladbachun e Arsenalin, së fundmi ia riktheu krenarinë me dy trofe historikë me Bayer Leverkusenin, titullin në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë.

    Mes lotësh, Xhaka senior u pa duke e përqafuar djalin e tij, i cili e bëri edhe një herë krenar.

    Për t’i vlerësuar dhe nderuar dy vendet, atë të zemrës dhe atë që iu gjet në kohëra të vështira, Ragip Xhaka e kishte marrë një vendim fantastik.

    “I kam dy djem, njërin ia dhashë Shqipërisë, e tjetrin Zvicrës.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark