×
  • Sport
  • Euro 2020

    Babai i Granit Xhakës tregon pse djali i tij nuk zgjodhi Shqipërinë ose Kosovën

    Insajderi
    30 June 2021 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Babi i mesfushorit Granit Xhakës, Ragip Xhaka ishte i ftuar në emisionin “Euro Dueli”, ku tregoi pse Xhaka nuk luan për Shqipërinë ose Kosovën, transmeton Insporti.

    Ragipi zbuloi se në fillim kishte pasur kontakte vetëm me Shqipërinë, por që pastaj kishte pasur një mos-pajtim mes tyre, të cilin ai e cilëson si “të vogël”.

    “Kur djemtë filluan të nihen të gjallë, siç thojnë me atë fjalën popullorë, kam pasë kontakt me Shqipërinë edhe një mospajtim, nuk erdh deri aty. Sa I përket Kosovës është kanë e dijshme nëse luajnë këta shqiptarë në Evropian para, atëherë është kanë e pamundur”.

    Tutje, ai tha se Kosovën nuk ka mundur ta zgjedh shkaku se Graniti në vitin 2016 kishte luajtur me Zvicrën në Kampionatin Evropian, vit kur edhe Kosova u pranua në FIFA e UEFA.

    “E kemi çu një letër në FIFA drejtpërsëdrejti pa ndihmën e askujt, me anë të avokatit tonë, na është kthyer e mbyllur, tema është e mbyllur shkaku i Kampionatit Evropian”.

     “Nuk e ndiej vetën fajtorë, gjithë atë që kemi bo deri tash si për Zvicrën si për Kosovën jam krenarë, asnjëherë nuk e kemi harru Kosovën”.

    https://www.facebook.com/watch/?v=168326328683362

    Vlen të theksohet se vëllai i Granitit, Taulant Xhaka është reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë.

    Teksa, Xhaka në paraqitjet e fundit me Zvicrën shkëlqeu, duke i ndihmuar zviceranët të kualifikohen tutje në çerekfinale. /Insporti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark