“Babai i jepte koktej droge”, ish-truproja i këngëtares tregon dëshminë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Babai i jepte koktej droge”, ish-truproja i këngëtares tregon dëshminë

    Insajderi
    21 July 2021 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga kujdestaria e babait ndaj këngëtares së fashme, Britney Spears. Kësaj radhe ka qenë ish-truproja i këngëtares që ka dhënë versionin e tij.

    Fernando Flores ka zbuluar se si këngëtarja kontrollohej nga babai i saj, në rrëfimin e tij ai thekson se i ati i jepte asaj koktej me ilaçe të fuqishme.

    “Unë doja t’i shpjegoja Britney se çfarë ishte ajo. Tri ilaçe anti-psikotike dhe pilula të kontrollit të lindjes. Ajo fliste për universet paralele”, tha Flores.

    Ky i fundit vijoi duke thënë se babai i këngëtares, Jamie e telefononte atë disa herë në ditë. Sipas tij, babai donte të dinte se në çfarë situate ishte.

    Gjithashtu Britney-t i duhej që të merrte leje nga babai për çdo gjë që donte të bënte.

    Ai më tej tha se Britney kaloi shumicën e kohës së saj duke punuar ose duke parë televizion dhe se ajo nuk u lejua as të dilte e vetme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark