×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Babai nga Vushtrria raporton në Polici se e gjeti fëmijën e tij pa shenja jete, Policia nis hetimet

    Insajderi
    20 January 2023 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në Polici se e ka gjetur fëmiun e tij-foshnje pa shenja jete në mëngjes.

    Përmes raportit 24 orës, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

    Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    “VDEKJE E DYSHIMTË-Vushtrri 19.01.2023-05:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmiu i tij- foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark