Kapitenët e javës në shtëpinë më të famshme në vend, Driloni dhe Sara, kanë ndarë punët e shtëpisë.
Xuxi i cili bashkë me Kevinin ka për detyrë pastrimin e banjos u bë shkak i përplasjes së tyre.
“Xux ti ke thënë që jashtë në oborr dhe në kuzhinë nuk dëshiron me pastru, tash këtu secili kërkon çka të donë, çka me bë unë”, u shpreh Driloni.
Xuxi këtë ndarje të punëve e konsideron si çështje hakmarrjeje nga ana e Drilonit.
“Ti me u marrë me mua ski shance, se unë ta kam bo bllok ty bile je duke ma prishë atmosferën. Hakmarrjen nuk e dua dhe këtë ki me pa me kohën. Ku është respekti yt këtu a e kishe qu babën tënd me la banjo”, u shpreh Xuxi.