×
  • Showbiz
  • Show

    Baby G po krijon lidhje dashurie brenda fermës?

    Insajderi
    26 May 2024 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një histori dashurie po lind në “Ferma VIP”. Aktori Albano Bogdo dhe këngëtarja Baby G kanë shprehur hapur ndjenjat për njëri-tjetrin. Mes dyshes, ka një pëlqim dhe ndjenjë, që deri më tani është mbajtur e fshehtë e mesa duket tashmë kanë vendosur të flasin hapur.

    Pjesë nga biseda:

    Albano: Pse më urren?

    Baby G: Do të të urrej.

    Albano: Çfarë bëra unë?

    Baby G: Sado për të qeshur që mund të të duket, nuk është aspak për të qeshur.

    Albano: Jo, jo. Çfarë bëra unë?

    Baby G: Pse po flet në këtë mënyrë, nuk më pëlqen mënyra sesi po më flet.

    Albano: Por çfarë bëra?

    Baby G: Asgjë!

    Albano: Por përse do të më urresh?

    Baby G: Pse mos të të urrej? Çfarë ke bërë ti për mua që unë të të dua ty?

    Albano: Thuaje!

    Baby G: Të thashë, bëj çfarë ndjen, por ajo që ti ndjen… Më injoron mua, më jep sinjale të përziera dhe nuk më pëlqen kjo gjë.

    Albano: Jo fare, nuk po të injoroj. Kam qenë duke të të parë ty gjatë gjithë ditës.

    Baby G: Kjo është e çuditshme. Ti nuk më sheh sepse unë të shoh ty dhe ti nuk e bën këtë. Përse thua gjëra që nuk janë të vërteta?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark