‘Bad Rosita’ mban titullin projekti i fundit i Rina Balaj, i cili u publikua dje, dhe ka marrë një vëmendje jashtëzakonisht të madhe.
Rina në këtë projekt vjen si asnjëherë më parë, me një këngë krejt ndryshe, me një tekst shumë unik, ku flitet për një dashuri mes dy shoqeve të ngushta, por që njëra nga to nuk mund të ja ktheje dashurinë në të njëjtën formë tjetrës.
Përveç testit që është unik, vëmendje të madhe ka marrë edhe video klipi, një video e unike dhe e punuar me shumë kujdes, duke e pasur në nivel çdo detaj.
Video klipi ka bërë që kënga të ketë ndjeshmëri akoma më të madhe, dhe të ngjajë në një projekt të përmasave botërore. Meritat për video shkojnë për regjisoren Dina Morina dhe Mjellma Istrefi, të cilat punuan në realizimin e kësaj video.