Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bahrije Hyseni, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa.
Gjatë bisedës, Hyseni ka ndarë momente të veçanta nga jeta e saj personale dhe politike, duke u emocionuar teksa fliste për familjen e saj.
Ajo tregoi për rëndësinë e familjes në jetën e saj dhe përkushtimin që ka ndaj tyre, ndërsa u emocionua kur iu shfaq një fotografi e veçantë gjatë emisionit.
“Pas 9 shkurtit, do të jenë të përmbushur,” duke lënë të kuptohet për synimet e qarta që lidhen me të ardhmen e saj politike.
Gjatë intervistës, ajo diskutoi gjithashtu për rininë dhe rolin e gruas në shoqëri, duke theksuar se fuqizimi i këtyre dy kategorive është ndër prioritetet e saj kryesore. Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.