Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, që vjen nga Aleanca Kosova e Re, ka thënë se kjo parti do të bëjë koalicion me Nismën për Kosovën në balotazhin zgjedhor që do të mbahet më 18 dhjetor, për ta fituar pozitën e kreut të komunës.
Ai ka deklaruar se kanë parë vullnetin e qytetarëve për ndryshim, ndaj janë të bindur se ky koalicion do të jetë fitues, shkruan Klan Kosova.
“Ne kemi pritur më shumë, por jemi rritur 300 për qind në Drenas. Megjithatë dua të bëj me dije se nesër do të bëhet zyrtar koalicioni AKR-NISMA, për të marrë kreun e Drenasit. Qytetarët po duan ndryshime, dhe jam i bindur se ata do të fitojnë; jo partitë politike që me çdo kusht duan ta mbajnë pushtetin”, ka thënë Bahtiri.
Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci është në garën e balotazhin në Drenas me kandidatin e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.