Bahtiri: PDK po përdor metodat e UDB-së për të më eliminuar nga politika - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri: PDK po përdor metodat e UDB-së për të më eliminuar nga politika

    Insajderi
    15 December 2016 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas akuzave të degës së PDK-së në Mitrovicë, që tha se Bahtiri dhe homologu i tij në pjesën jugore të Mitrovicës, Goran Rakiq, kanë arritur një marrëveshje gë fshehtë për murin afër lumit Ibër.

    Përmes një komunikate për media, Bahtiri i ka quajtur këto pretendime të PDK-së si shpifje monstruoze.

    “Kjo është akuzë e rëndë shpifëse e drejtuesve të Degës së PDK-së në Mitrovicë, që ka për qëllim diskreditimin tim patriotik, moral, politik dhe si kryetar i Komunës”, ka thënë Bahtiri.

    Tutje, ai ka shtuar se dega e PDK-së në Mitrovicë po përdor “metoda të UDB-së së ish Jugosllavisë për të më eliminuar nga skena politike.”

    Bahtiri ka thënë se në cilësinë e kryetarit të komunës, ka marrë pjesë në bisedimet e delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë, por “vetëm atëherë kur është folur për zhbllokimin e urës kryesore mbi lumin Ibër”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark