×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bajqinovci: Brazili është VV-ja, Katari është PDK-ja

    Insajderi
    23 November 2022 - 00:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti Mefail Bajqinovci ka bërë disa komente në lidhje me Kupën e Botës, por duke u ndërlidhur me politikën.

    Ai u pyet nga një gazetare në emisionin Dueli Botëror se cilat do të ishin partitë sipas kombëtareve në Botëror.

    “Kjo s’do koment. Brazili është Vetëvendosja, e Katari është PDK-ja!”– tha deputeti i Vetëvendosjes.

    Përveç kësaj, ai rrëfeu se nuk do të luante futboll me deputetët e opozitës.

    “Në Vetëvendosje, Glauk Konjufca luan futboll mirë. Luan mirë edhe Shpejtim Bulliqi. Edhe deputeti Driton Hyseni!” –ishte përgjigja e tij ndërkohë në pyetjen se kush luante futboll më së miri në Vetëvendosje.

    Ndërkohë, i pyetur për aftësitë futbollistike të Albin Kurtit, ai tha se s’i kishte “ra ta shihte duke luajtur futboll” por se besonte që në një krahasim për politikë ishte “si Pelle”.

    Për këto komente, ai u kontestua nga analistët si Afrim Tovërlani që tha “kallëzoni vëlla që shefi s’din me lujtë futboll. S’po guxoni me tregu që shefi s’din me lujtë futboll.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark