×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bajqinovci për Skender Hysenin: Kurkush s’ja ka pa hajrin

    Insajderi
    21 February 2023 - 00:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i është kundërpërgjigjur Seknder Hyesnit për deklaratën e tij lidhur me qëndrimin e e qeverisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni vlerëson se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po sillen në mospërputhje me fuqinë reale që e ka Kosova.

    “Kurti e Osmani sillen sikur me i pas nja 200 koka bërthamore të instaluara në Kosovë ose thuajse e kanë gazin e Katarit apo naftën e Arabisë Saudite që të imponohen si faktorë në politikat e mëdha ndërkombëtare. Për fat të keq u duket vetja shumë më shumë se që janë realisht dhe këtu buron e keqja”, ka thënë Hyseni.

    Ish-kryediplomati ka thënë se marrëdhëniet diplomatike me ShBA-në janë më keq sesa që kanë qenë. Bajqinovci i është kundërpërgjigjur, duke thënë se ai nuk përfaqëson asgjë.

    “Ky analist, e ka thënë Lumir Abdixhiku, që nuk përfaqëson LDK-në. Mendoj se deklaratat e tij dhe dëmet e tyre në marrëveshjet e pazbatuara, sot i kemi si problematikë në marrëveshjet e nënshkruara. Kurkush s’ja ka pa hajrin”, tha ai në emisionin DPt te Fidani në T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark