Insajderi
Lajme

Bajraktari: Pa media të lira, demokracia zbehet dhe e vërteta hesht

Insajderi
03 May 2026 - 18:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bajraktari: Pa media të lira, demokracia zbehet dhe e vërteta hesht
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, duke theksuar rëndësinë thelbësore të mediave të lira për një shoqëri demokratike.

Sipas tij, liria e medias nuk duhet parë si luks, por si një shtyllë bazë që garanton funksionimin e demokracisë dhe informimin e drejtë të qytetarëve.

“Gazetarët qëndrojnë në vijën e parë të së vërtetës, shpesh përballë presioneve, kërcënimeve, sulmeve dhe pasigurisë. Megjithatë, ata vazhdojnë të informojnë, të zbulojnë dhe të mbrojnë të drejtën e publikut për të ditur,” ka theksuar Bajraktari.

Ai ka shtuar se çdo cenim i lirisë së medias përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë.

Në fund, Bajraktari ka shprehur mirënjohje dhe respekt për gazetarët dhe punëtorët e medias.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark