Insajderi
Lajme

Bajram Ahmeti dyshohet se qëlloi me armë në ajër në Gllogjan – arma sekuestrohet në Smolicë

Insajderi
24 September 2026 - 16:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bajram Ahmeti dyshohet se qëlloi me armë në ajër në Gllogjan – arma sekuestrohet në Smolicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një video-incizim i siguruar nga hetuesit ka çuar në identifikimin e një 51-vjeçari, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër në Gllogjan të Deçanit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Bajram Ahmetin, ndërsa rasti dyshohet se ka ndodhur më 17 gusht, rreth orës 13:00.

Sipas informacioneve hetuesit në Deçan, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë siguruar informacione inteligjente dhe një video-incizim, përmes të cilave është bërë identifikimi i të dyshuarit.

Ahmeti aktualisht ndodhet në Gjermani, ndërsa gjatë një bisede telefonike ka pranuar se në kohën dhe vendin e lartpërmendur kishte shtënë me armë në ajër.

Hetimi më pas është shtrirë edhe te arma që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Burimet bëjnë me dije se arma është dorëzuar vullnetarisht dhe është sekuestruar në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Smolicë të Gjakovës. Sipas të dhënave të rastit, ajo mbahej në mënyrë të paligjshme.

Rasti po trajtohet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sapo të sigurohet prezenca e Bajram Ahmetit në Kosovë, ai pritet të intervistohet dhe të procedohet më tej nga sektori i hetimeve në Deçan.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark