Deputetja e Lidhjës Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokimin e 37.5 milionë eurove të komunave.
Bajrami ka thënë se 37.5 milionë euro janë bllokuar që pesë muaj.
Tutje ajo ka thënë se janë qindra tender që s’po mund të shpallën për shkak të bllokimit të të hyrave vetanake.
“Janë qindra tenderë që s’po mund të shpallën: rrugë, ura, ujësjellës, kanalizime, shkolla, qerdhe e shtepi të shëndetit e ju flet për vitin tjetër”, ka shkruar Bajrami në rrjetin e saj në Facebook.
“Kjo më së paku është hipokrizi!” – ka shkruar Bajrami.
Reagimi i saj vjen pasi Kurti ka thënë se qeveria e tij ka ndarë 200 milionë euro më shumë për komunat sesa qeverisjet e kaluara.