Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami procedimin e Demarkacionit për Kuvend e ka cilësuar si metodë të qeverisë për ta shpëtuar veten.
Ajo në një prononcim për lajmi.net ka thënë se Qeveria e Kosovës tashmë veç është e rrëzuar.
Ajo ka shtuar se kryeministrit Mustafa iu është dhënë përgjigja sot nga ana e Nismës, dhe se ai duhet ta pranojë faktin se Qeveria ka rënë.
“Këtë qeveri ne veç e kemi rrëzuar realisht. Kështu që kjo është një metodë për ta shpëtuar veten, por besoj që përgjigja ju ka dhënë sot kryeministrit nga ana e Nismës për Kosovën. Kjo qeveri ka ra dhe ai duhet ta pranojë faktin”, ka thënë Valdete Bajrami për lajmi.net
Kryeministri Mustafa sot ka biseduar në telefon me zëvendësndihmës-sekretarin e shtetit amerikan, Hoyt Yee.
Në këtë bisedë kryeministri ia konfirmoi Yee se Demarkacioni do të procedohet në Kuvend ditën e hënë.