Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht ka kandiduar Glauk Konjufcën për president të vendit.
Pas këtij vendimi të partisë së Kurtit, ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.
Sipas saj, me këtë lëvizje Kurti po e çon vendin në zgjedhje të reja.
Bajrami ka thënë se Albini nuk do stabilitet as zhvillim ekonomik, por do tym, mjegull e parlament jofunksional.
Reagimi i plotë:
“Albin Kurti, me nominimin e Glauk Konjufcës për president, duke e ditur se nuk i ka votat, me paramendim po e çon vendin prapë në zgjedhje.
Pyetja me të drejtë shtrohet: Për çka? Për të ardhur saktësisht te kjo pikë.
Domethënë, shkojmë në zgjedhje, shpenzojmë disa muaj kohë, dhjetëra miliona euro dhe prapë duhet të ulen partitë politike shqiptare e të pajtohen se kush do të bëhet president.
A po e kuptoni, të nderuar qytetarë, se pavarësisht sa mbështetje i jepni këtij njeriu, ky veç punë nuk kryen. Ky s’do stabilitet, s’do prosperitet, s’do zhvillim ekonomik, as avancim të shtetësisë së Kosovës.
Ky do tym, mjegull, amulli, institucione me ushtrues detyre dhe parlament jofunksional. Albin Kurti deri më tani ka dëshmuar se është armiku më i madh i këtij vendi – nuk la armik të Kosovës të pakënaqur.”