Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të formimit të Qeverisë “Kurti 3”, duke e akuzuar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, se ka tradhtuar votuesit e tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami tha se Kurti tregoi se ka interes vetëm për pushtet dhe jo për të mirën e shtetit apo të qytetarëve.
“Albin Kurti e dëshmoi sot se ka vetëm vullnet për pushtet. Nuk i intereson shteti e as jeta e qytetarëve të Kosovës”, shkroi ajo.
Deputetja e LDK-së shtoi se Kurti doli sot pa numra në Kuvend, por sipas saj, ai u duk sikur ishte i lumtur edhe për këtë fakt.
“Doli se nuk i ka numrat. Dhe sot sikur ishte i lumtur për këtë fakt, duke prezantuar kabinetin imagjinar për një Qeveri të re. Mashtrimin, propagandën, krimin, korrupsionin dhe keqqeverisjen do ta ndëshkojnë me votë qytetarët e Kosovës!”, përfundoi Bajrami.