×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bajrami: Nagavci duhet të shkarkohet menjëherë

    Insajderi
    23 October 2022 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se kryeministri Kurti duhet të kërkojë përgjegjësi nga ministrja e arsimit Arbërie Nagavci për dështimin e zëvendësimit të orëve mësimore për dy të shtune radhazi.

    Bajrami ka thënë se ministrja Nagavci duhet të shkarkohet menjëhërë, në rast se mësimi dështon edhe të shtunën e ardhshme.

    “Kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës. Nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore atëherë ministres së Arsimit duhet t’i kërkohet përgjegjësi dhe të shkarkohet menjëherë”, ka shkruar Bajrami

    Sipas saj, Qeveria po dështon në ekonomi, shëndetësi dhe diplomaci, por, më së shumti në arsim.

    “Partia në pushteti erdhi në Qeveri për t’i zgjidhur të gjitha ”çështjet kombëtare e ndërkombëtare”, por po dështon në ekonomi, shëndetësi, diplomaci e më së shumti po dështon në arsim”, ka shkruar ajo në facebook.

    Postimi i saj i plotë:

    Kryeministri Kurti duhet t’i kërkojë përgjegjësi Nagavcit për dështimin e zëvendësimit të mësimit, që dy të shtune radhazi

    Arbërie Nagavci është përgjegjëse pse dështoi edhe këtë të shtunë zëvendësimi i orëve mësimore. Kryepërgjegjësi është Albin Kurti i cili po e toleron një ministre të tallet me mijëra fëmijë e familje.

    Kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës. Nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore atëherë ministres së Arsimit duhet t’i kërkohet përgjegjësi dhe të shkarkohet menjëherë.

    Partia në pushteti erdhi në Qeveri për t’i zgjidhur të gjitha ”çështjet kombëtare e ndërkombëtare”, por po dështon në ekonomi, shëndetësi, diplomaci e më së shumti po dështon në arsim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark