×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bajrami rendit dështimet e Kurtit gjatë tre viteve qeverisje në vend

    Insajderi
    14 February 2024 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka renditur dështimet për tre vjetorin e qeverisjes së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ajo ka vlerësuar se falë politikave të Kurtit, Amerika për herë të parë është duke vënë në pikëpyetje partneritetin me Kosovën, duke theksuar se janë 231 ditë që Kosova është nën sanksione nga BE

    Sot, në tre vjetorin e qeverisjes së Kurtit dhe LVV realiteti është ky:

    “Falë politikave të Kurtit, Amerika për herë të parë në histori po vë në pikëpyetje partneritetin me Kosovën,

    Ka 231 ditë që Kosova është nën sanksione nga BE,”

    Sipas Bajramit, kryeministri Kurti ka pranuar Zajednicën, thekson se kjo qeveri ka shkelur Kushtetutën 7 herë, dhe se vendi që 663 ditë është pa Kryeprokuror të Shtetit.

    “Albini e ka pranu Zajednicën,

    Qeveria e ka shkelë 7 herë Kushtetutën,

    Vendi është pa Kryeprokuror të Shtetit qe 663 ditë,”

    Më tej, ajo ka thënë se pas tri viteve të Qeverisë aktuale nuk janë ndërtuar 160 çerdhe e as 5 shtëpi për të moshuarit, e as nuk kanë filluar 4000 banesa për çiftet e reja.

    “Pas tri viteve të Qeverisë së LVV nuk janë ndërtu 160 çerdhe. Nuk janë ndërtuar as 5 shtëpi për të moshuarit. Nuk janë ndërtuar as nuk kanë filluar 4000 banesa për çiftet e reja” /Insajderi.org/

    Postimi i saj i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark