Insajderi
Lajme

Bajrami: RTK nuk e transmeton drejtpërdrejt seancën, kjo është kapje e institucioneve

Insajderi
16 October 2024 - 14:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bajrami: RTK nuk e transmeton drejtpërdrejt seancën, kjo është kapje e institucioneve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Radio Televizioni i Kosovës nuk e ka transmetuar drejtpërdrejt seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Bajrami përmes një fotografie të publikuar në Facebook këtë veprim e ka vlerësuar si “kapje e institucioneve” nga Qeveria.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të këtij vendi,

Derisa në Kuvendin e Kosovës po mbahet senacë për shlyerjën e paligjshme të borxheve të ambalazhusëve të ujit RTK 1, televizioni publik që financohet nga taksat e qytetarëve ka këtë pamje.

Kjo është kapja e institucioneve, kundër të cilës janë zgjedhjet e 9 shkurtit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark