Insajderi
Lajme

Bajrami: S’ka vend në LDK për Vjosa Osmanin

Insajderi
03 November 2025 - 10:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bajrami: S’ka vend në LDK për Vjosa Osmanin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Vjosa Osmani është personi fajtor kryesor pse LDK-ja në vitin 2021 ka rënë në 12 për qind”, ka deklaruar Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila thotë se presidentja e vendit nuk ka më vend në këtë subjekt politik.

Bajrami tha se qëndrimi i saj është personal, por i prerë.

“Sipas meje personalisht, Vjosa Osmani është personi fajtor kryesor pse LDK-ja në vitin 2021 ka rënë në 12 për qind. Ju rikujtoj deklaratën e saj se ‘nëse ajo nuk është në LDK, nuk është në politikë’. Vjosa Osmani nuk ka vend në LDK”, u shpreh ajo në Debat Plus.

Bajrami shtoi se rikthimi i mundshëm i Osmanit do të ishte ofendim për votuesit besnikë të LDK-së.

“Nëse do të kthehej në LDK, LDK do t’i ofendonte dhe, në një mënyrë, do t’i përjashtonte votuesit e saj të besueshëm — ata që kanë qenë me partinë në kohë të mira e të vështira. Kjo do të ishte kundër vullnetit të tyre”, deklaroi Bajrami.

Ajo tha se tema nuk është diskutuar në forumet e partisë, por që qëndrimi i saj mbetet i qartë:

“Me dëshirë, kurrë votë për Vjosa Osmanin nuk ka. I ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh LDK-së”, tha Bajrami.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark