Atë që pushteti e gjuan si çështje “kushtetueshmërie” për mbylljen e televizionin Klan Kosova, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete N. Bajrami e ka kthyer tërësisht përmbys si logjikë argumentuese, teksa ua numëroi shkeljet dhe shpërfilljet e Kushtetutës së Kosovës nga saktësisht të njëjtin argumentues të kësaj linje.
Reagimi i Bajramit:
”Patriotët” thanë ”në emër të kushtetutshmërisë do mbyllet Klan Kosova”.
Patriotë,
Për cilën Kushtetutë e kanë fjalën?
– Atë që e ka shkelë Arbërie Nagavci?
– Të njëjtën që e ka shkelë Albulena Haxhiu duke hartu ligje antikushtetuese?
– Po koordinimi i shefes së 56 deputetëve me një terrorist si Radojeçiçi, a është në linjë me po këtë kushtetutë?
A janë të njëtit ”patriotë” që e mbrojnë Martin Berishajn që ka marrë miliona euro nga Gen Beograd?
A janë të vetëdijshëm çka jeni duke bërë?