Gareth Bale nuk hezitoi fare, as u shfaq i habitur në një ngjarje të një marke sportive, kur u pyet të thoshte lojtarin më të mirë, me të cilin ka luajtur në karrierë.
Ai zbuloi me lehtësi se bashkëlojtari më i mirë që ka luajtur deri më tani, në skuadrat ku ka luajtur, klube dhe kombëtare, nuk është Cristiano Ronaldo, por ish-shoku i grupit të kombëtares, Ryan Giggs.
“Për mua, lojtari më i mirë, me të cilin kam luajtur, është Ryan Giggs. Ai ka qenë një hero (idhull) për mua, jam rritur me të. Giggs është një legjendë në botën e futbollit. Jam krenar që është edhe uellsian”, ka thënë ai.
Një muaj më parë, Gareth Bale është angazhuar në një pyetësor të shpejtë, ku jepte përgjigje për një “talkSPORT”, ku gjithashtu tërhoqi vëmendjen. Uellsiani zbuloi edhe lojtarin më të mirë, me të cilin ka punuar te Real Madridi, i cili nuk ishte sërish portugezi: “Më i miri, me të cilin kam luajtur në “Bernabeu” është Modriç. Ai është lojtar, që më frymëzon. Mrekullohem kur kap topin dhe si e përdor atë, si askush tjetër. E njoh mirë, sepse kemi qenë bashkë edhe te Tottenham.”