×
  • Lajme
  • Insajderi

    Balje për herë të parë, paralajmëron edhe një nismë ligjore e cila do t’i mbrojë më së shumti sipas saj gratë

    Insajderi
    11 September 2022 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dude Balje është ftuar në InDoks për folur për rastin e dhunimit të 11 vjeçares. Pos kësaj, ajo për herë të parë në InDoks ka zbuluar se për të mbrojtur gratë, por jo vetëm ato, planifikon që të marrë një nismë ligjore.

    Kryetarja për Komisionin e të Drejtave të Njeriut tha se do të nis plotësimin e Kodit Penal, e ku pritet që keqpërdorimi i fotografive e videove me përmbajtje pornografike të dënohet me burg. Apo nisma e njohur si “PornRevenge”.

    “Ne jemi duke komentuar shumë nismën PornRevenge, edhe Kroacia e ka fut në Kodin Penal, para një muaj edhe Mali i Zi e ka sjell në Kodin Penal, tash ne si çështje dëshirojmë me hap brenda komisionit, me kontaktu me Ministrinë për Drejtësi, me disa adresa të cilat janë kompetente me fol për këtë, mendoj se është trend në rritje, pornrevange dhe unë mendoj qysh e kanë definuar ata në Kroaci e Mal të Zi edhe Evropë ku e kanë si pjesë të Kodit Penal, koha e pandemisë ka sjell tek ne një gjendje, ku fëmijët kanë qenë nëpër rrjete sociale kudo”, tha Balje për InDoks të Gazetës Insajderi.

    Balje sqaroi se kjo nismë sa do të vlejë më shumë për femrat, por që edhe meshkujt s’përjashtohen.

    “Në Kosovë kemi pasur disa raste vetëvrasje, të cilat kanë qenë viktima dhe vërtetë po du me hap këtë tem, unë mendoj që jemi në një nivel me pranu këtë, sepse në Kosovë është në trend të rritjes… Nuk është veç për gjini femërore ka pasur raste edhe kur femrat kanë bërë kundrejt meshkujve, kemi lajmërime se ka pasur raste të tilla edhe në Kroaci, Mal të Zi kam lexuar edhe në Angli dhe kudo në vende të botës s’ është veç me i mbrojte femrat por tek ne shumica e viktimave kanë qenë femra”, potencoi ajo.

    Emisioni i plotë – InDoks | Rasti që tronditi Republikën

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark