Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë kriminale që bënte prostitucion me femra nga Shqipëria në Barcelonë. Ky rrjet kriminal, siç raporton “sociedad.e-noticies.ec” përbehej nga 9 njerëz, duke përfshirë edhe një mitur.
Dy prej tyre janë spanjoll ndërsa 7 shqiptar, raporton policia katalonase.
Rrjeti kriminal ka kontrolluar sipas policisë, minimum 7 vajza, prej të cilave ka marrë nga 20 deri në 50 euro në ditë, dhe ua ka caktuar rrugët në të cilat ato do të joshnin klientët e tyre.
Përveç kuaj, vajzat ishin të detyruara të paguanin një pjesë proporcionale bosit të kësaj bande.
Hetimi siç raporton gazeta spanjolle kishte nisur në mes të nëntorit 2015, kur një nga vajzat e kontrolluara nga ky grup kishte denoncuar një rrahje nga një shqiptar i cili është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë.
Vajzat e intervistuara nga policia kanë thënë se ato kanë qenë të kontrolluara nga një grua tjetër e cila ka llogaritur fitimet e tyre, dhe në rast se ato kanë gënjyer apo nuk kanë pasur së paku një klient në ditë, janë gjobitur.
Agjentët e policisë kanë bastisur edhe qendrën e bandës në të cilën kanë gjetur dhe sekuestruar 7 mijë e 100 euro dhe 100 qese me kokainë, 50 gram kokainë të papërpunuar për shitje dhe shumë fatura të dërgesave të parave në Shqipëri.
Gjykata ka marrë vendim që të burgos 4 prej tyre, ndërsa 4 të tjerë janë liruar me kusht dhe nuk mund të lëvizin më larg se 500 metra nga vendbanimi i tyre afër stadiumit i Barcelonës, Camp Nou.