Insajderi
Ballina 5

Banditët e veriut sulmojnë kameramanin e Insajderit

Insajderi
17 November 2022 - 12:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kameramani i Insajderit, Jetmir Muji është sulmuar fizikisht nga disa persona të nacionalitetit serb.

Ai ka qenë duke e xhiruar rastin e rrahjes të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.

I riu me kombësi shqiptare është rrahur nga disa serbë në atë pjesë të vendit.

Kameramani i Insajderit Jetmir Muji ka qenë duke e xhiruar këtë veprim të tyre. Sulmuesit e kanë goditur Mujin pas kokës.

Ai i është nënshtruar intervenimit mjekësor në emergjencën e Mitrovicës së Jugut. /Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark