×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Banesa, lokale e para të ruajtura në bankë – kjo është pasuria e Kryeprokurorit të Gjilanit i përfshirë në një histori të dyshimtë pronash të privatizuara

    Insajderi
    12 June 2022 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu po akuzohet nga biznesmeni kosovar nga Zvicra, Dukagjin Gërvalla për mashtrim me pronë. Prona ndodhet në fshatin Ramjan të Vitisë. Ajo është vendosur nga Mehdi Zymberi një bashkëpunëtor i Gërvallës në emër të prokurorit, Arben Kadriu.

    Gërvalla në rrëfimin ekskluziv për InDoks, ka deklaruar se tash e 17 vite nuk po mundet ta gëzojë pronën e tij për shkak të dallavereve e ndikimit në sistemin e drejtësisë të kryeprokurorit, Arben Kadriu.

    “Fillimisht kemi qenë katër, Dukagjin Gërvalla, Mehdi Zymberi, Fahredin Muja dhe Sherafedin Kastrati. Por tokën kur e kanë fitu se ka qenë në ankand kush e fiton në Kllokot e ka fitu Mehdi Zymberi ndërsa tokën në Ramjan me akordimin e neve tjerëve megjithëse Mehdi Zymberi kishte marrë tokë shokë tha nuk kam mundësi unë me qit hala në emër tim, po ja jepi njëfarë zotëria që e ka emrin Arben Kadriu”, tha Gërvalla.

    InDoks e ka kontaktuar Arben Kadriun për krejt akuzat që kundër tij dhe të tjerëve i bën Dukagjin Gërvalla. Ai nuk është pajtuar që të japë një intervistë para kamerës.

    Por, ka premtuar që të japë një përgjigje me shkrim.

    Por, sa i pasur është kryeprokurori ‘problematik’?

    Arben Kadriu ka deklaruar që ka në pronësi dy lokale që iu ka vënë vlerën afro 200 mijë euro. Ka në pronësi, me kontratë për ndërtim edhe katër banesa që i thotë se vlejnë mbi 300 mijë euro. 7 garazhda që bashkë vlejnë 35 mijë euro, dhe mbi 21 mijë euro para në bankë.

    Pos pagës së Kryeprokurorit, në muaj ka të hyra edhe nga katër banesa e një lokal që i ka lëshuar me qira.

    Ai është ende pronar në kompaninë e regjistruar si Ndërmarrja e Re “Agronorava Ramjan”, bash prona në Ramjan që për të cilën Dukagjin Gërvalla po e përmend.

    “Kjo kompani është jo aktive, nuk ka qarkullim është e pamundur të shuhet, meqë është  regjistruar nga AKM ne vitin 2005. Aset i vetëm i kësaj kompanie është toka bujqësore, e cila në tërësi prej 315 hektar. Në disa parcela evidentohet ne emrin tim, e që në baze të ujdisë gjyqësore të dt. 23.05.2016, në Gjykatën Themelore ne Gjilan – dega Viti, është bërë ndarja e tokës, ashtu qe mua me takojnë 68778 metra katror”, shkruan në dokumentin e deklarimit të pasurisë së Kryeprokurorit Kadriu.

    Edhe pse i ka kaluar mbi një dekadë e gjysmë duke pritur për të marrë në pronësi, tokën për të cilën thotë se veçse i ka paguar paratë. Edhe pse për vite të tëra zvarriten seancat gjyqësore e nuk i jepet rastit vendim final, Dukagjin Gërvalla megjithatë këmbëngul që do të vazhdojë me rrugën ligjore.

    “Ska qare pa funksioni, po nuk funksionu shteti për pa dal vend si ju dhe me i denoncu rastet dhe me i paraqit rastet që me mujt populli me ditë se çka është ka ndodh, se sa rrinë të fshehta nuk mundet me i gjyku askush edhe mua kjo po më shtinë që me dal hapatazi, jo veç për interes tem por është interesi publik, që pronat e shtetit, toka e shtetit me gëzu përfitimin e saj, me gëzu popullatën e jo me mbet qe 20 vjet. Me çfarë të drejte e kemi zaptu tokën e shtetit, na jo, ata se unë ma jepni nesër investojë por nuk janë duke ma lënë, janë duke më zvarrit për me fitu edhe disa lëshime tjera.  Por nashta mendoj, që më bjen najfarë pikë në zemër, vdes a, rrëzohet naj avion a – kam ndëgju këso muhabete por spo du me fol. Kam nih kërcënime që ia hjekum kryt e që ai so ka e dinë. Por këto nuk më pengojnë, Serbisë nuk ju kam tutë e lëre më Gjilanit”, tha Dukagjin Gërvalla.

    InDoks | E akuzon Kryeprokurorin -Rrëfimi ekskluziv i Dukagjin Gërvallës

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark