×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Banesë, tokë, dhe veturë ‘modeste’, kjo është pasuria e bashkëshortit të Albulena Haxhiut

    Insajderi
    24 February 2023 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga sot, në komisionin Qendror të Zgjedhjeve në pozitën si antarë i Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë Alban Krasniqi, bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

    Vitin e kaluar ai ishte emëruar këshilltar në Ministrinë e Administrimit Lokal. Për këtë vit ai nuk ka deklaruar ende pasurinë e tij.

    në dorëzimin e pasurisë për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsion, Krasniqi kishte treguar se i mban dy pozita, si këshilltar komunal në Komunën e Malishevës dhe si kryetar i Komisionit Komunal të Aksionarëve në Stacionin e Autobusëve.

    Krasniqi ka treguar se pasuri të paluajtshme ka një banesë prej 82.00 metra katrorë, në vlerë të 60 mijë euro, si dhe një tokë, me sipërfaqe 6.00 ari, në vlerë të 15 mijë euro.

    Si pasuri të luajtshme, ai ka bërë të ditur se ka një veturë Seat, në vlerë të 9 mijë e 700 euro dhe se e njëjta, është në pronësi të përbashkët.

    Para të gatshme, ai i ka deklaruar 1 mijë e 198 euro në një prej bankave, e të cilat i takojnë bashkëshortes.

    Krasniqi ka treguar se merr të hyra vjetore nga Kuvendi Komunal në Malishevë rreth 3 mijë e 794 euro.

    Ndërkaq, për bashkëshorten e tij, ministren Haxhiu, ai ka treguar se merr pagë vjetore 6 mijë e 673 euro.

    Ai gjatë vitit kur u deklarua pasuria, ka treguar se ka pasur të hyra nga Trusti, rrjedhimisht, nga kursimet rreth 1 mijë e 054 euro.

    Ndërkaq, Haxhiu duket se ka marrë pagë vjetore rreth 9 mijë e 800 euro në Lëvizjen Vetëvendosje, dhe 2 mijë e 390 euro nga Trusti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark