Insajderi
Biznes

Banka Botërore në përgatitje të një projekti të ri në Kosovë – përmirëson furnizimin me ujë

Insajderi
29 July 2019 - 12:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Banka Botërore njofton se është në përgatitje të një projekti të ri në Kosovë, që do të përmirësojë furnizimin me ujë në zonën e lumit Morava e Binçës, në Kosovën lindore, që është zona më e thatë në Kosovë, me më së paku të reshura vjetore.

Sipas njoftimit nga Banka Botërore, ky projekt synon që popullsia e kësaj zone të ketë furnizim më të mirë me ujë, përfshirë këtu edhe shërbime të reja apo të përmirësuara për ujitje.

“Ngritja e një vend-akumulimi të ri të ujit do të jetë investimi më i madh kryesor në kuadër të projektit të propozuar. Projekti i emëruar Ngritja dhe Shfrytëzimi i Mundësive për Siguri të Ujit (FLOWS), po ashtu synon të përmirësojë planifikimin dhe koordinimin e menaxhimit të burimeve të ujit në këtë zonë”, thuhet në një njofitm të BB.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark