Banorët e Hades protestojnë kundër rrënimit të shtëpive   – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e Hades protestojnë kundër rrënimit të shtëpive  

    Insajderi
    13 March 2017 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Banorët e fshatit Hade të Obiliqit dhe Forumi për Iniciativa Qytetare kanë duke protestuar para Ministrisë së Mjesidit dhe Planifikimit Hapësinor.

    Kjo protestë erdh si reagim i banorëve të këtij fshati të cilët që nga viti 2004 kur ka nisur zhvendosja e tyre po ballafaqohen me kushte të rënda.

    Përmes protestës ata kërkuan nga KEK -u kompensim për shpronësim të tokave të tyre, pasi Hada është shpallur zonë me interes të veçantë ekonomik.

    Rragip Grajçevci kryetar i fshatit Hade ka kërkuar dislokimin dhe shpronësimin e fshatit Hade. Ai tha se fshati nuk po funksionalizohet dhe jetesa atje është krejtësisht e pamundur.

    Lidhur me kërkesat e tyre banorët e këtij fshati nuk kanë arritur të bisedojnë me askënd nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

    Tre përfaqësues të këtyre banorëve kanë provuar që të bisedojnë me Ministrin Ferat Shala por takimi me të ka qenë i pa mundur sepse ai gjendët në udhëtim zyrtar jashtë vendit, ndërsa përfaqësuesit nuk kanë pranuar të takohen me kryeinspektorin e këtij rasti.

    “Ministri nuk është këtu në udhëtim zyrtar sekretari nuk ka pasur kohë, ndërsa përfaqësuesit nuk kanë pranuar të flasin me kryeinspektorin për këtë çështje”, ka thënë Bajram Kadria, zëdhënës për media në këtë ministri.

    Banorët e fshatit Hade kishin kërkuar edhe më herët të takohen me ministrin për të diskutuar për këto çështje por që ministris Shala nuk ka pasur kohë që të i pres ata./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark