×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Banorët e Muhocit dalin kundër moteleve, thonë se janë ndërtuar kundërligjshëm afër shtëpive të tyre

    Insajderi
    18 May 2023 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreth shtatë villa gjenden në një perimetër prej 200 metrave, shumë afër shtëpive të banimit në fshatin Muhoc të Ferizajt. Banorët kanë dalë kundër tyre duke thënë se janë ndërtuar jashtë Ligjit, përderisa komuna e Ferizajt s’e ka marrë ende asnjë masë.

    Gazeta Insajderi

    Banorët e Muhocit, fshatit që gjendet në hyrje të Ferizajt, kanë dalë kundër qindra moteleve që janë në atë pjesë.

    Përkundër atyre që janë, dhe të tjerë po vazhdojnë të ndërtohen shumë pranë zonave të banimit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Fakt ky që i ka shqetësuar banorët tash e sa vjet, të cilët thonë ndërtimi i këtyre moteleve është bërë kundër Ligjit për Turizëm.

    “Moteli, objekt i destinuar kryesisht për pushim dhe ndalim të personave të motorizuar, për furnizim më ushqim, pije si dhe shërbime të tjera. Objektet ndërtohen jashtë qendrave të banuara, pranë rrugëve automobilistike dhe ofrojnë këto shërbime shtesë, pos vendosjes”, thotë Ligji, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kjo nënkupton se motelet nuk mund të ndërtohen pranë zonave të banimit, sidomos jo shumë afër shtëpive siç ka ndodh, dhe po ndodh në fshatin Muhoc.

    Banorët e këtij të fundit kanë nënshkruar një peticion duke dalë kundër ndërtimit të villave në zonën e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    Peticioni i banorëve kundër ndërtimit të villave në fshatin Muhoc

    Dokumentin me 80 nënshkrime, muhocasit e kanë çuar në komunën e Ferizajt, e cila udhëhiqet nga Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Institucioni i këtij të fundit i është përgjigjur peticionit duke thënë se “ndërtimi i objekteve afariste – hoteliere është konform Planit Zhvillimor të Komunës dhe Ligjit për ndërtim”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Përgjigja e komunës së Ferizajt për muhocasit

    Rrahim Neziri, kryetari i fshatit Muhoc, thotë se Ligji për Turizëm është mbi Planin Zhvillimor të Komunës, dhe se i njëjti nuk duhet te merret për bazë kur lëshohen lejet për ndërtimin e villave.

    “Ne si banorë të fshatit Muhoc i kundërshtojmë të gjitha villat motele, sepse aty janë rreth shtatë motele në një perimetër afërsisht 200 metra”, ka thënë Neiziri për Gazetën Insajderi.

    Ai tutje tha se komuna e Ferizajt, e cila e menaxhon me këtë fshat, s’e ka marrë asnjë masë ndaj kundërshtimit që kanë shprehur banorët, për më shumë se një here për motelet që gjenden afër hapësirave të tyre të banimit.

    Gazeta Insajderi i ka shkruar për këtë çështje komunës së Ferizajt, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

    Deri në një zgjidhje, banorë e Muhocit do t’i “sodisin” hyrje-daljet në këto motele nga oborret, pasi të njëjtat janë të ndërtuara jo më larg se 200 metra prej shtëpive të tyre.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark