Insajderi
Biznes

Banorët e ndërtesave sociale dhe të veteranëve në lagjen Fusha e Pajtimit, përkrahen nga NPB dhe Komuna e Prishtinës

Insajderi
03 October 2019 - 11:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, ka vazhduar sot me shpërndarjen e RFID-ve/çipave për banorët e ndërtesave sociale dhe të veteranëve, kësaj radhe në lagjëàn Fusha e Pajtimit në Prishtinë.
Në shenjë mbështetje ndaj banorëve, renovimi dhe mirëmbajtja e këtyre hapësirave do të jetë falas.
Përmes renovimit dhe mirëmbajtjes falas të banesave ku familjarët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës jetojnë, po bëjmë një hap para drejt përmirësimit të mirëqenies së kësaj kategorie të lënë anash, duke ju mundësuar hyrje të sigurta, të rregullta dhe të pastra.
NPB do të vazhdojë që edhe në të ardhmen të përkujdesemi për të mirën publike, për jetën dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
Të bashkëlidhur gjeni fotografitë nga aktiviteti i lartpërmendur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark