×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqi- Banorët kurdë e paguajnë çmimin e dhunës teksa rrethimi i qytetit vazhdon

    Insajderi
    03 March 2016 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një turmë e vogël e njerëzve i vërsulet një barrikadë të policisë në rrethin e Surit në Dijarbakir, në jug-lindje të Turqisë, teksa artileritë e rënda dhe makinat e armët e zjarrit jehojnë nëpër rrugë.

    Shumica e këtyre janë miq dhe familjar të rreth 200 njerëzve që mendohet të jenë të bllokuar në anën tjetër të qytetit, që jetojnë në mesin e ndërtesave të shkatërruara në një lagje që ka qenë nën shtetrrethim për muaj të tërë.

    Këta janë popull kurdë në jug-lindje të Turqisë të cilët po vuajnë dhunën më të keqe në dy dekada që prej se armëpushimi në mes të Ankarasë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) u prish korrikun e vitit të kaluar, duke e lënë procesin e paqes në një rrugë pa zgjidhje e cila ringjalli konfliktin që ka vrarë më shumë se 40,000 njerëz që nga viti 1984, njofton The Guardian.

    suri1
    Policia turke arreston një protestuese nga Dijarbakiri.

     

    Në gusht të vitit të kaluar aktivistët kurdë kanë shpallur autonominë lokale administrative për Surin – një nga disa përpjekjeve për vetëqeverisje në qytete dhe qyteza ku banojnë kurdët.

    Qeveria e Turqisë, u distancua nga mundësia e autonomisë për kurdët, dhe u përgjigj me një goditje të dhunshme për kurdët. Qindra militantë, forca të sigurisë dhe civilë janë vrarë që nga vera e kaluar.

    Këtë javë, policia turke ka përdorur plumba plastik, gaz lotsjellës dhe topa uji kundër mijëra demonstruesve që protestonin orën policore në Dijarbakir, raporton Insajderi.

    Grupet e të drejtave të njeriut, OJQ-të, organizatat tregtare lokale dhe parlamentarët e BE-së kanë kërkuar nga autoritetet turke që pezullojnë të paktën 24-orë shtetrrethimin në Sur, në mënyrë që të krijohet një korridor humanitar, me qëllim që banorët e pafajshëm të evakuohen nga qyteti.

    Javën e kaluar guvernatori Dijarbakir-it, Hüseyin Aksoy, ra dakord të pezullojë luftën për një orë e gjysmë, cdo ditë në qytet, ditë gjatë të cilëve policia përdori altoparlantë për t’i kërkuar të gjithëve që të dalin nga shtëpitë e tyre, por shumë prej tyre kishin frikë nga pasojat, nëse ata do kishin bërë një gjë të tillë.

    “Vëllezërit e mi po frikësohen që të dalin nga ndërtesat, ata nuk i besojnë policisë nga frika se mos i vrasin ata”, thotë Mehmet Karatay, një burrë në të 40-at e tij.

    “Pse duhet ata të dorëzohen? Ata janë civilë, shtëpitë e tyre janë atje. Ata nuk duan ta braktisin shtëpinë, sepse ata janë të frikësuar për humbjen e çdo gjëje që kanë. Ata kurrë nuk menduan se ky rrethim do të shkonte kaq keq, asnjë nga ne nuk e mendonin këtë”, tha ai.

    suri2
    Banorët e Dijarbakirit teksa mundohen ta shmangin gazin lotsjellës.

     

    Ndërkohë që Fatma 39 vjeçare, një nënë e katër fëmijëve, thotë se djali i saj 12-vjeçar, Mehmet Salih ka mbetur në pjesën tjetër të qytetit, dhe nuk e ka parë prej rreth dy muajsh.

    “Ai shkoi atje nga shkolla, ai ishte kurioz,” thotë ajo. “Unë jam aq i shqetësuar, sepse nuk kam dëgjuar prej tij, për dy muaj e gjysmë”, shtoi nëna e Salih-it.

    Banorët lokal, të mbuluar nga krismat dhe zjarri, mbajnë barrën e dhunës. Sipas studimit të kryer nga Partia Popullore Demokratike pro-Kurde (HDP),  290 njerëz vlerësohet të jenë vrarë në të gjithë Turqinë jug-lindore që nga prishja e marrëveshjes në gusht. Pesë njerëz kanë vdekur në Sur.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark