Më 23 prill të 2023-tës kur u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, në mungesë të dakordimit me drejtorët e shkollave, KQZ-ja vendosi që të gjejë zgjidhje alternative.
Kështu, ata në katër komunat vendosën kontejnerë, si improvizim për qendrat e votimit.
Por, në këto zgjedhje të rregullta, kjo mohohet se do të ndodh.
“Kqz ka caktuar numrin e qendrave të votimit dhe vendvotimeve që do të hapen me datë nëntë shkurt, 2025. Qendrat e votimit në të cilat do të zhvillohet procesi zgjedhor në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe katër komunat veriore të Kosovës sipas vendimit të KQZ-së do të zhvillohen në objekte, kryesisht në objekte shkollore”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Dukagjinin.